Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me deklaratat e tij hegjemoniste se “Trepça” dhe “Ujmani” janë asete të Serbisë, ka ndërhyrë dhe vazhdimisht po ndërhyn në sovranitetin e Kosovës. Liderë të opozitës dhe analistë të ndryshëm konsiderojnë se Vuçiqit në të ardhmen nuk duhet t’i lejohet hyrja në vend, të cilën gjë nuk e ka bërë deri më tani Qeveria e Kosovës. Edhe pse Qeveria e Kosovës i kishte dhënë leje për t’i vizituar komunat veriore të vendit, Vuçiq, nuk respektoi shtetin e Kosovës. Por, deklaratat e këtilla të Vuçiqit për kryeministrin Isa Mustafa, nuk janë serioze dhe ai nuk merret me to, meqë duket se të gjitha këto që po i deklaron Vuçiqi ai i ka nënshkruar, në Bruksel. Realisht, nuk janë edhe aq serioze ato deklarata, përderisa Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, madje as të parët e UÇK-së e tani të PDK-së nuk e bëjnë dot as edhe një hap për në veri. Ata thjesht kanë hequr dorë përgjithmonë nga veriu, por këtë nuk e deklarojnë hapur, sepse ende ka votues budallenj që iu besojnë fjalëve të tyre e jo veprave të tyre konkrete në dëm të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale
Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …