U bënë 9 vjet qysh kur u miratua plani famëkeq i Marti Ahtisari, i cili përkufizon statusin e vendit tonë, për sikur thuhet kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme të mundshme dhe të stabilizuar. Plani thuhej se përfshinte masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive dhe anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisjes dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare serbe. Për më tepër, marrëveshja përshkruante masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synonin të kontribuojnë në zhvillimin e një Kosove shumë-etnike, demokratike. Një element i rëndësishëm i marrëveshjes konsiderohej edhe mandati që i jepej një pranie ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në vend, Dispozitat e marrëveshjes kanë pasur përparësi mbi të gjitha dispozitat e tjera ligjore në Kosovë. Pavarësisht se Plani rregullon në tërësi vetëm pozitën e serbëve në Kosovë, duke pranuar sovranitetin historik, gjeografik, toponimik e kulturor serb, ky plan u aprovua unanimisht nga të gjithë deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 e deri tani Plani i Ahtisarit ka qenë dhe po mbetet pengesa kryesore e ardhmërisë së pavarur të saj. Edhe pse Serbia zyrtare nuk e kishte pranuar zyrtarisht, ajo arriti që duke u bazuar në këtë plan të krijojë bazën për themelimin e një republike serbe në veri të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …