Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka lansuar sot databazën për tregtinë në shërbime, e cila do ta lehtësojë të bërit biznes në Kosovë. Ministri Krasniqi ka thënë se kjo databazë është pika e vetme e kontaktit në bazë të direktivës së shërbimeve të Komisionit Evropian dhe ligjit të shërbimeve të përgjithshme. Krasniqi më tej ka shpalosur shifrat në lidhje me veprimtaritë e shërbimeve në Kosovë për vitin 2019. Ai ka bërë të ditur se Kosova ka marrë angazhime në kuadër të MSA-së dhe në kuadër të CEFTA-së që përmes protokollit gjashtë, në aspektin e sigurimit të transparencës, lehtësimin e procedurave për ofruesit e shërbimeve që synojnë të hyjnë në tregun tonë. Ndërsa Ricardo Serri nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka thënë se është mirë që në këtë projekt të punohet bashkë, pasi është pjesë e partneritetit në mes tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …