Gazeta greke ‘To Vima’ teksa kritikon Qeverinë e Tsipras për pasivitet ndaj krizës së refugjatëve, bën me dije se Athina zyrtare ka nisur një qasje të re ndaj fqinjëve të saj, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë për zgjidhjen e kësaj krize. Bëhet fjalë për një proces me dy faza që të ndërmarrë nga Ministria e Jashtme greke. Në fillim parashikohet një takim trepalësh me përfaqësues të Ministrive të Jashtme të Tiranës, Romës dhe Athinës në kryeqytetin grek në 7 prill. Më pas, një takim me krerët e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë në kryeqytetin helen. Sipas gazetës “To Vima”, kjo lëvizje diplomatike ka ardhur si rezultat i shqetësimit nga nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis Tiranës dhe Romës, më qëllim mbikëqyrjen e përbashkët të të gjithë brezit kufitar për valën e refugjatëve. Sipas burimeve diplomatike të cilave iu referohet gazeta, kjo qasje me Shqipërinë dhe Italinë do ketë të bëjë me çështje që lidhen me shkëmbimin e informacionit nga organet policore, një bashkëpunim që i është kërkuar Greqisë nga SHBA prej një viti për shkak të fenomenit të hyrjes së xhihadistëve të huaj në Europë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …