Sot në Prekaz është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për veprimtarin dhe bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, Ali Fazlija. Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe familjarët e heronjve Rexhepi nga Qirezi. Lajmi e ka bërë të ditur Fikret Rexhepi përmes një postimi në rrjetin social. “Sot ishim prezent në Prekazin heroik në shenjë nderimi e respekti për zbulimin e pllakës përkujtimore të veprimtarit dhe luftëtarit të dalluar e të pandashëm të Shaban Polluzhës, Ali Fazlija. Në cilësinë e kryefamiljarit të Familjes Rexhepi, fjala ju jep Brahim Ajet Rexhepi, në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e dhënë të Ajet Qirezit, Rexhep e Beqir Rexhepi, të tri gjenerata që i qëndruan besnik atdheut, gjeneratë pas gjenerate në grykë të pushkës. Ali Fazlija nga Prekazi ishte burrë i fjalës e i besës atdhetarë e patriotë i shquar i çështjes kombëtare, luftëtarë i dalluar i Shaban Polluzhës, ishte i pa ndashëm në luftë me Ajet Qirezin. Lavdi veprave dhe sakrificave sublime të gjithë luftëtarëve gjeneratë pas gjenerate që kontribuuan në Lirinë dhe Pavarësinë e shtet ndërtimin e Kosovës!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …