Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar të përgjigjet pyetjes nëse do të dalë nga koalicioni qeverisës, nëse nuk merr postin e presidentit, ashtu sikur është folur disa herë. Pas takimit që pati sot me krerët e dy partive tjera të koalicionit, Isa Mustafën e LDK-së dhe Fatmir Limajn e NIsmës, tha se beson se do të gjendet një zgjidhje e mirë për të gjithë. “Nuk jemi në këtë klimë të daljes e të hyrjes, jemi në punë, me përkrah veten dhe vendin, nëpër disa situata që mundemi me qenë. Besojmë se do ta gjejmë një zgjidhje të duhur për të gjithë ne”, ka thënë Haradinaj. “Takimi ka të bëjë më rëndësinë për mobilizim në një seancë të jashtëzakonshme për ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Ajo që e kemi preokupim është Ligji për rimëkëmbje ekonomike. Kosova çdo herë ka qenë me drejtësinë, besojmë në drejtësinë edhe drejtësia e ka vërtetuar luftën e drejtë të UÇK-së në të gjitha situatat. S’po themi që do të ketë konfirmim. Kosova duhet të vazhdojë fuqimisht t’ i ndihmojë qytetarët e Kosovës që munden të jenë të akuzuar jo kundër drejtësisë po për drejtësinë”, ka deklaruar Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …