Edhe pse analistët dhe studiuesit evropianë, atakojnë në vazhdimësi komunizmin si të keqen më të madhe të njerëzimit, madje më të keqe se fashizmi, faktet lidhur me zgjerimin e epidemisë së shkaktuar nga virusi, zbulojnë një realitet të hidhur sa i përket kujdesit ndaj njeriut në botën kapitaliste, e cila ka dështuar ta menaxhojë krizën që përhapi virusi korona. Duke folur për këtë fenomen, Epidemiologu, Zhelko Ler, drejtor i Entit të Shëndetësisë në Federatën e Bosnjës e Hercegovinës konstaton se brenda një dite, Gjermania, një vend me pak më shumë se 80 milionë banorë dhe një sinonim botëror për “cilësi e korrektësi”, raportoi regjistrimin e më shumë se 11 mijë të infektuar me virusin korona, në 24 orë.
Në anën tjetër Kina, një vend me pothuajse 1 miliardë e 4oo milionë banorë, vend edhe ku është regjistruar rasti i parë i infektimit me virusin e ri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, në të njëjtën periudhë njëditore raportoi vetëm 14 raste të infektuara dhe 25 asimptomatike.
Shumë vende të tjera në botë po regjistrojnë “rekorde të zeza” kur bëhet fjalë për numrin e infektuarve të sapo infektuar. Zelanda e Re është një shembull i shkëlqyeshëm i një lufte efektive kundër koronavirusit, dhe Kina gjithashtu regjistron një numër të ulët të rasteve për sa i përket popullsisë. Në të njëjtën kohë, shumë vende të tjera nuk mund të kufizojnë përhapjen e pandemisë. Nëse Kina ka regjistruar një numër jashtëzakonisht të ulët të njerëzve të infektuar rishtas në baza ditore kohët e fundit, arsyet duhet të kërkohen në masat drakoniane që janë marrë dhe zbatuar vazhdimisht që nga fillimi i pandemisë COVID-19 saktëson dhe dokumenton, profesori, Zhelko Ler, për Al-Xhazira.
Misioni i Kombeve të Bashkuara kohët e fundit raportoi se Kina ka organizuar mënyrën më ambicioze, të shkathët dhe agresive për të luftuar përhapjen e virusit në histori!
Sidoqoftë, duke analizuar situatën në të gjithë botën, vërehet se në vendet fqinje të Kinës, në Korenë e Veriut dhe asaj të jugut, në Japoni, Kamboxhia, Vietnam, Kazakistan, Uzbekistan, Kirgizistan dhe kështu me radhë, ekziston gjithashtu një numër jashtëzakonisht i vogël i infeksioneve të reja, në baza ditore.
Kina, thjesht ruan me fanatizëm shëndetin e popullatës mbi të gjitha dhe ia ka arritur në afatin më të shpejtë të munduar ta vë nën kontroll përhapjen e epidemisë, ndërsa shtetet e pasura kapitaliste, me qëllim për ta ruajtur ekonominë, kanë dështuar në këtë drejtim, sepse njeriu nuk konsiderohet vlera numër një dhe vlerë mbi të gjitha të tjerat, por ruajtja e pasurisë së tyre nga kapitalistët.
Kina mbështetet në ekonominë shtetërore, të cilën edhe e kontrollon dhe merr masa të përgjithshme në rastet emergjente, ndërsa shtetet kapitaliste, shumica syresh janë pajtuar të mësohen të jetojnë me korovanirusin, thënë troç kanë kapitulluar dhe kanë vënë në dilemë sistemin, si të tillë, sepse në botën e kapitalit është paraja në shërbim të shtetit, kapitalistit, ndërsa në Kinë paraja e shtetit është në shërbim të popullit.
Rasti i Kinës edhe në vënien në kontroll të virusit korona, qoftë edhe me masa të jashtëzakonshme tregon më së miri se si një shtet i konsoliduar me ekonomi të zhvilluar që është në shërbim të popullit, mbijeton në çdo situatë, ndërsa shtetet ku zot është paraja dhe fitimi i mega kapitalistëve, pasurohen edhe në raste të pandemisë, mbi kurriz të qytetarëve, sepse paraja për ta është Zoti i vetëm të cilit i besojnë, i falen i lutën dhe populli është ai që duhet t i lutet Zotit të vet dhe Shtetit.