Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka bërë të ditur gjatës së sotme është bërë përurimi i renovimeve të Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve e cila ka qenë në gjendje shumë keqe. “Sot i përuruam hapësirat e renovuara të Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. Para më shumë se një viti hapësirat e kësaj qendre kanë qenë jashtëzakonisht të amortizuara dhe me probleme të shumta e bazike infrastrukturore krahas problemeve financiare me të cilat ballafaqohej kjo qendër.Sot falë Platformës për Mirëqenie Sociale “Prishtina e Secilit”, e kemi një situatë krejt ndryshe! Strehimorja posedon hapësira të renovuara tërësisht dhe gjithashtu e gëzon mbështetjen më të madhe financiare të marrë ndonjëherë nga Komuna e Prishtinës dhe për pasojë viktimat e dhumës në familje do marrin një shërbim shumë më të dinjitetshëm.Shprehë falenderimin edhe ndaj z. Dren Kukaj, Drejtor i DMS, për pëkushtimin e tijë në jetësimin e këtij projekti”, ka theksuar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …