Albulena Haxhiu: Sigurimi i vaksinave është top prioritet dhe për këtë po angazhohet ditë e natë Qeveria

Albulena Haxhiu: PDK-ja, nuk është e interesuar për rrëzimin e kësaj qeverie e cila ka degraduar skajshëm

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Task-Forca kundër-korrupsionit në kuadër të Policisë prej 10 vjetësh po merrej me hetimin e personave të profilit të lartë. Mbyllja e saj sipas Haxhiut edhe përkundër që nuk ka treguar rezultate është ndërhyrje brutale në pavarësinë e institucioneve. Ndërsa për rrëzimin e Qeverisë, ajo thotë se PDK-ja nuk është e interesuar që kjo Qeveri të shkojë në shtëpi. “Është e papranueshme qasja që ka zgjedhur PDK-ja dhe ne jemi të bindur se nëse kemi nënshkrimet e saj padyshim që do të arrihet numri 61 për ta dërguar këtë Qeveri në shtëpi”. Sipas Haxhiut, sa më shpejt që të ketë zgjedhje është aq më mirë për vendin sepse gjatë gjithë kësaj kohe kemi parë degradim të skajshëm qoftë edhe në menaxhimin me pandeminë, por edhe çështje të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …