Komisioni Qendror Zgjedhor këtë të shtunë kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të japin rekomandime dhe manuale se si do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Besianë dhe Mitrovicën Veriore. Për këtë kërkesë të KQZ-së, ministri Zemaj, thotë se do të plotësohet në ditët në vijim. Ndërsa, për fushatë ai u tregua i rreptë se nuk duhet lejuar të bëhen sikur në kohë normale ngase tubimet janë të ndaluara. Zemaj tha se ka diskutuar bashkë me Bordin Këshillëdhënës për mënyrën e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në të dy komunat. “Duhet të respektohen me rigorozitet ligjet, vendimet, udhëzuesit dhe protokollet në fuqi”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …