Bunkeri i Radios Kosova e Lirë

RKL: Gjykatës Speciale po i përzihet nga brenda, meqë ndodhet para dilemës hamletiane

Gjykata Speciale me faktin se është  politike, raciste dhe e orientuar vetëm kundër çlirimtarëve të Kosovës, nuk iu nënshtrohet rregullave, as procedurave, por vepron në mënyrë speciale, mujshare, gjithnjë antishqiptare dhe në favor të Serbisë e të Bashkimit Evropian.

Kjo gjykatë, që të mbetet në kujtesën e çlirimtarëve të Kosovës si gjykatë e kohës së inkuizicionit, kërkon kohë për të bërë modifikime, improvizime, amputime, me qëllim që të mos dështojë në mungesë të fakteve, sepse duhet dhënë përgjegjësi për 600 milionët që është paraparë t i shpenzojë, andaj aj0 nuk ngutet.

Gjykata Speciale ka qenë aq speciale dhe aq e fortë, aq e kujdesshme,   sa i kanë rrjedhë të dhënat e dëshmitë konfidenciale në pikë të ditës, andaj tani ndodhet para dilemës se çka do të bëjë nëse veteranët e UÇK-së apo dikush tjetër shpallë publikisht emrat e spiunëve të Serbisë, si dëshmitarë të mbrojtur. Në një rast të tillë do të zbulohet fakti se gjykata ka instruktuar dëshmitarë, i ka blerë me para, iu ka siguruar ndërrimin e identitetit, ua ka premtuar sigurinë edhe familjeve të tyre.

Kjo është arsyeja pse gjykata nuk brengoset për proceduarat, afatet ligjore, drejtësinë, sepse nuk është themeluar për të ndarë drejtësi, por për  të dënuar një popull liridashës, pse ka marrë guxim dhe ka luftuar për ta fituar lirinë e pavarësinë, madje me ndihmën e Amerikës dhe të Anglisë.

Kjo gjykate inkuizicionale ka frikë nga dështimi me turp, andaj mbanë peng kreun komandues, operativ dhe politik të UÇK-së. Me siguri se ka të dhëna se sapo ta shpall aktakuzën e konstruktuar, do të gjendet dikush në Kosovë që do ta djegë me publikimin e emrave të dëshmitarëve, të cilët i dinë të gjitha mediet, i dinë të ftuarit në hetime nga gjykata, i dinë krerët e organizatave të luftës, dhe një ditë krejt befasisht do të publikohen të gjithë emrat e dëshmitarëve të instruktuar e të blerë me para, pastaj  gjykatës Speciale, do t i ngel në fyt specialiteti dhe do të dalë me turp para tërë botës.

Kjo është arsyeja pse Specialja sillet e mbështillet dhe heziton ta publikojë aktakuzën e parë kundër UÇK-së.

Po ashtu, Gjykata e di fare mirë se shkaku kryesor i themelimit të saj ishte mbështetur në  instrukcionet e Dodik Martinoviqit, Karla del Pontes, Maurizio Salustros e krerëve kriminalë të Beogradit dhe disa spiunëve medialë të Kosovës, dhe  ishte i shpifur, sepse nuk u dëshmua as mund të dëshmohej me fakte e argumente se UÇK-ja ka trafikuar organe të serbëve.

Andaj Gjykata Speciale vonon, nuk përfillë procedura të drejtësisë, nuk jep shpjegime as sqarime, meqë i kanë ngelur të fyt gënjeshtrat e dëshmitarëve të vlerë me para, të cilët mund të blihen për më shumë para, nga ndonjë avokat i huaj apo i vendit.

 Është për t u habitur sesi avokatët shqiptarë ende nuk po e kuptojnë se Gjykata Speciale, me faktin se është speciale edhe vepron si e tillë. Ajo nuk u përmbahet proceduarave normale, sepse nuk është gjykatë normale, që ndanë drejtësi, por është Gjykatë Speciale politike, antishqiptare, që e zien drejtësinë në kazanin e politikës evropiane antishqiptare.

Më se keqi po ndihen jugo-portalet e jugo-mediet në gjuhën shqipe, të cilat janë në pritje nga minuta  në minutë për ta dhënë sihariqin e madh  e për të kërcyer përpjetë nga dalldia nëse konfirmohet aktakuza, për të filluar festa, “entuziazmi i arritjes së Epopesë së Speciales”, me qëllim që t’ i shkohet në ndihmë Daçiqit, Vuçiqit, dhe pobratimave e kumbarëve të tyre në Serbi,  të cilët po ashtu do të festojnë në prani të popave të tyre me mjekra të gjata e të palara, me qëllim për ta trashur fenë. Në pritje të gjykatës, janë sidomos vajtojcet e Bota sot, të dashuruarit në politikën e bashkim vëllazërimit të Kohës Ditore, të Telegrafit, insaider-Kosovo, Kosovoindex,  Ekspres-Buzhalam  kanali 7, kanali 10, TV-Dukagjini që është kthyer në paradhomë të Dhomave të Specializuara duke hetuar krimet e luftës dhe duke i ftuar përnatë zagarët, langonjtë   e zgoqat që e lehin UÇK-në dhe shpërblehen nga paraja që vjen nga Beogradi e Athina, përmes bosëve të krimit në Kosovë e gjithandej ndër shqiptarë, ku nuk ka shtet, ligj, përgjegjësi kombëtare, as  njerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …