Kryeministri që vije nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës,Avdullah Hoti dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë paraqitur qëndrime të kundërta për shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion. Përderisa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se shkarkimi i kësaj force shkakton pasiguri juridike, pasi e njëjta ka hetuar dhe po hetonte raste të profilit të lartë dhe se puna e tyre ka treguar që askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia. Normalisht ka pasur shumë gjëra të përmirësohen dhe kjo task-forcë të fuqizohet, qoftë nga rishikimi funksional ose nga rekomandimet e partnerëve strategjik si SHBA-ja dhe BE-ja. Nga ana tjetër, kryeministri që vije nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës,Avdullah Hoti ka shkruar se qeveria është e vendosur për të forcuar rendin ligjor dhe se ‘siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore. Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë. Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve” kas porositure kryeministri, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …