Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka njoftuar se janë duke u bërë përgatitje të shumta për t’u përballur me efikasitet në rast se do të ketë rritje të madhe të numrit të rasteve me covid-19. Ai ka thënë se është një vendim i ministrisë së Shëndetësisë që ndërtesa e Klinikës Emergjente të adaptohet dhe të shfrytëzohet për pacientët me Covid. Ne kemi afro 900 shtretër që mund të vejmë në dispozicion nëse paraqitet nevoja. Përveç këtyre përgatitjeve ai ka thënë se tanimë është pranimi i 1 500 specializantëve do ta ndihmojë shumë sistemin shëndetësor. Ndihmë të madhe Krasniqi tha se do ta bëjnë edhe 500 infermierë që tashmë iu janë vazhduar kontrata edhe për tre muaj. Më herët përveç këtyre janë punësuar 200 profesionistë shëndetësor. Po ashtu janë duke nënshkruar kontrata me mbi 350 profesionistë shëndetësor. 100 infermierë që janë punësuar përmes mbështetjes së Bankës Botërore dhe në ditët në vijim do t’i bashkohen Klinikave, në radhë të parë atyre që trajtohen pacientët me Covid dhe kemi prioritet Klinikën Infektive, Mjekimin Intensiv Qendror, Pulmologjinë dhe Emergjencën. Pra në total ne do t’i kemi mbi 2 mijë profesionistë shëndetësor dhe kjo do ta lehtësojë sado pak menaxhimin e resurseve humane, pra të mjekëve dhe infermierëve, ka deklaruar Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …