Gazeta e njohur italiane, |”Corriere Della Sera” njoftoi se kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka nënshkruar dekretin e ri, mbi mbylljen e Italisë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Në këtë draft të ri, përfshihen të gjithë rajonet e Italisë. Kështu lokalet dhe restorantet do të mbyllen pas orës 18:00. Qendrat tregtare do të qëndrojnë të hapura gjatë fundjavave dhe arsimi në distancë për shkollat e mesme pritet të jetë së paku 75 përqind. Me këtë ndryshim në të gjithë rajonet mësimi do të zgjasë me orë të plotë, ndryshe nga çfarë është bërë deri më tani. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj janë konfirmuar pozitiv me Covid mbi 19 mijë raste të reja dhe 123 persona kanë humbur jetën. Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …