Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pas raportimit se PDK po bëhet gati të hy në koalicion qeverisës. Bytyçi, në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se PDK asnjëherë deri më tani. “Lajmi se PDK po bëhet gati të hyjë në Koalicionin qeverisës, është plotësisht i pavërtetë. Për një kohë të gjatë, disa media dhe analistë po e mashtrojnë opinion se kinse ka një marrëveshje për hyrjen e PDK-së në Qeveri. Janë përmendur emra e konfiguracione politike. Por, të gjitha këto, janë të pavërteta”, thotë ai. Sipas tij, PDK është në opozitë dhe do të vazhdojë të qëndrojë si e tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …