DASH: Armëpushimi humanitar në Karabak midis Armenisë dhe Azerbajxhanit hynë në fuqi nga dita e sotme

DASH: Armëpushimi humanitar në Karabak midis Armenisë dhe Azerbajxhanit hynë në fuqi nga dita e sotme

Një armëpushim humanitar do të hyjë në fuqi sot në enklavën malore të Nagorno-Karabakut, e cila është shndërruar në një arenë të luftimeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, njoftoi sot Departamenti i Shtetit. Njoftimi vjen pasi sekretari i Shtetit Mike Pompeo u takua të premten me ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit në Uashington, në një shtytje të re për paqen dhe një takim të bashkë-kryetarëve të Grupit Minsk të OSBE-së, i formuar për të ndërmjetësuar konfliktin. Paralajmërimi për një armëpushim humanitar vjen në kohën kur luftime të reja shpërthyen sot midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene. Armenia akuzoi forcat azerbajxhanase për granatimet e vendbanimeve civile, por Baku zyrtar mohoi vrasjen e civilëve duke thënë se ishte gati të zbatonte një armëpushim, me kusht që forcat armene të tërhiqen nga fusha e betejës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …