Dy raste me covid-19 në Malishevë

Sot janë regjistruar dy raste të reja me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës. Kjo është konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në kuadër të menaxhimit dhe monitorimit të situatës pandemike në vend. Rastet e reja me covid-19, janë regjistruar në Bellanicë dhe Damanek, ndërsa numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 14 raste. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është si vijon: Që nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, janë regjistruar 272 persona të prekur me covid-19, prej tyre 234 janë shëruar, 24 kanë vdekur, dhe aktiv me covid-19 janë edhe 14 persona. Edhe sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me covid, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, që masat anti-cvodi, ti respektojë në përpikëri, pasi rastet në vend dhe në rajon kanë filluar të rriten. “Çdo ditë rastet e reja me covid po shtohen, prandaj mënyra e vetme e luftimit të këtij virusi, është zbatimi i masave mbrojtëse, përdorim i maskave, mbajtje e distancës sociale dhe higjienë e rregullt e duarve, përfshi edhe shmangien e grumbullimeve të ndryshme”, ka thënë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …