Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Rahovecit ka publikuar listën e fermerëve përfitues në projektin “Furnizim me mekanizëm bujqësor” – me participim. Pas vlerësimit të aplikimeve të thirrjes publike për furnizimin e fermerëve me mekanizma bujqësore, komisioni vlerësues ka shpallur përfituesit të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kushtet e përcaktuara. Mekanizmat bujqësor të cilët do të shpërndahen janë:
391 Motokultivatorë;
88 Spërkatëse 500L;
78 Frezë 1.8;
47 Plugje dy krahësh;
41 Kultivatorë;
31 Frezë 1.6;
13 Mulqere për hardhi;
6 Shpërndarëse plehu;
4 Makina mjelëse dhe
1 Pompë për ujitje.
Me këtë rast kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka uruar të gjithë përfituesit dhe i ka siguruar se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të zbatojë këto masa suksesshëm me vetëm një qëllim: ndihmën e vazhdueshme në formë direkte me mekanizëm bujqësor për bujqit e fermerët, e që ndikon direkt në zhvillimin e kulturave bujqësore, rrjedhimisht rritjen e ekonomisë lokale. Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për të zhvilluar bujqësinë në të gjithë sektorët e saj, padyshim që bujqësia mbetet sektori kyç në qeverisjen time, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.