Ministria e Shëndetësisë ka filluar të shqyrtojë masa të reja për parandalimin e përhapjes më të madhe të coronavirusit në Republikën e Kosovës. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me Covid-19 janë dy nga masat të cilat janë duke u shqyrtuar. Por, megjithatë gjithçka varet nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend. Zemaj deklaroi se mbyllja e tërësishme e vendit mbetet opsioni i fundit. Ai u tha se paralelisht me masat e reja, do ta vazhdojë zbatimi i masave në fuqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …