Sqarim për fermerët Deçanas nga Drejtori i Bujqësisë Rifat Stojkaj

Drejtori i Bujqësisë në komunën e Deçanit Rifat Stojkaj, njofton të gjithë fermerët Deçanas se Ministria e Bujqësisë ka realizuar pagesat për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore për periudhën “Janar – Qershor 2020”. Kulturat bujqësore në komunën e Deçanit janë dëmtuar me datë 5-6 gusht. Komuna e Deçanit pasi që ka bërë vlerësimin e dëmeve, ka dorëzuar raportin në Ministrinë e Bujqësisë me datë 11.09.2020. Nga Ministri kemi marrë zotimin se menjëherë pasi të bëhet realizimi i kompensimit të dëmeve për periudhën “Janar – Qershor 2020” do të realizoj kompensimin edhe për fermerët e dëmtuar gjatë muajve: Korrik, Gusht dhe Shtator. Shpresojmë që sa më shpejtë të realizohet kompensimi i dëmeve edhe për fermerët e dëmtuar gjatë muajve: Korrik, Gusht dhe Shtator 2020!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …