Ambasadori britanik, në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur sot për marrëveshjen e Washingtonit të arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Abbott vlerëson se kjo marrëveshje i sjell Kosovës përfitime nga fusha të ndryshme, për të cilat pika edhe janë trajtuar në dokumentet e nënshkruara. ”Britania e Madhe e ka mirëpritur marrëveshjen. Por duhet të pranohet që përfshirja e Amerikës, e ambasadorit Richard Grenell, që pozitive në kryerjen e një progresi praktik. Ne jemi duke bërë disa arritje progresive të cilat janë tashmë të njohura për ju. Ishte nje fokus më i lartë nga me përfshirjen e SHBA-së”, tha Abbot.
Kontrolloni gjithashtu
BE i kërkon sqarim Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia të sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën …