Komuna e Malishevës dhe FKEE nënshkruajnë marrëveshje edhe për tri projekte

Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Komuna e Malishevës, përkatësisht në mes Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Drejtorit Menaxhues, Admir Shala në emër të FKEE-së nënshkruhet marrëveshje edhe për tri projekte në këto fusha infrastrukturore. Palët bien dakord që të iniciojnë implementimin e PKEE-së të përfituesve të projekteve për Komunën e Malishevës, si në, Shtëpinë e Kulturës, ”Tahir Sinani”, ndriçimin publik në rrugën ” Adem Jashari” dhe Sallën e Sportit ”Habib Zogaj”. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me bashkëpunëtorët, drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku, drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morinën dhe Zyrtarin, Fadil Shala, shprehen gatishmërinë për bashkëpunim me përfaqësuesit e FKEE-së për projektet që përfitojnë qytetarët e Malishevës, si dhe falënderuan Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim(IDA) dhe Programin për Partneritet të Bankës Botërore, pjesa e III për Evropën dhe Azinë Qendrore, që po i realizojnë projektet në komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …