Në Terpezë të Vitisë filluan punimet në ndërtimin e Ambulantes së Mjekësisë Familjare

Në Terpezë të Vitisë, kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të ri të Ambulantes së Mjekësisë Familjare. Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të këtij objekti kanë marrë pjesë Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor si dhe Islam Cakaj, Drejtor i Shoqatës Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare”, pasi që ky objekt po ndërtohet në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të komunës me këtë shoqatë. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi ka falënderuar shoqatën “Qëndresa Kosovare” për bashkëpunimin me komunën e Vitisë por edhe popullin Kuvajtian dhe të gjithë donatorët e kësaj shoqate që po mundësojnë bashkëfinancimin e këtij projekti të rëndësishëm. Gjithashtu një fjalë rasti ka mbajtur edhe Drejtori i shoqatës “Qëndresa Kosovare” Islam Cakaj. Përndryshe banorët e këtij lokaliteti kanë mirëpritur fillimin e punimeve në ndërtimin e këtij objekti shëndetësore duke e cilësuar atë si shumë të nevojshme. Në ceremoninë e fillimit të punimeve kanë marrë pjesë edhe Hanife Jonuzi, Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti si dhe të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …