Maja Kocijançiq, zëdhënës e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, thotë se do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë për çështje tregtare. Ajo ka thënë me këtë rast se diskutimet e fundit janë “kryer në atmosferë të mirë dhe konstruktive dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për lehtësimin e lejimit të lëvizjes së lirë për tregti dhe mallra, përfshirë mallrat e rrezikshme, pa pengesë në frymën e normalizimit të marrëdhënieve”, tha Maja Kocijançiq, e sigurt se më në fund delegacioni i Kosovës do të lëshojë pe, ashtu sikur ka bërë qe katër vjet rresht. Nga praktika e deritanishme në dialogun Serbi- Kosovë, sa herë që dialoguesit shqiptarë nuk janë pajtuar, bisedimet janë shtyrë për një kohë të caktuar pastaj, negociatorja, Tahiri si rëndom ka lëshuar pe duke arsyetuar se kjo bëhet për hir të partneritetit me BE-në.(!)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …