leoni

Pensionistët paralajmërojnë protesta edhe greva nëse vazhdon trendi i uljes së pensioneve

Kërkohet heqja e kriterit për 15 vite përvojë punë para luftës, në mënyrë që pensionistëve t’u njihen kontributet pensionale

Pensionistëve po u kërkohet të kenë 15 vite përvojë punë para lufte në mënyrë që t’u njihen kontributet pensionale. Disa prej tyre nuk e kanë përmbushur këtë kriter për pak ditë dhe vazhdojnë të marrin nga shteti vetëm 90 euro ne muaj. Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka filluar një nismë ligjore ku kërkon që të hiqet ky kriter dhe për këtë thotë se e ka përkrahjen e deputetëve të AAK-së, PDK-së dhe LDK-së. Ajo shpreson se brenda këtij viti do të miratohen ndryshimet ne këtë ligj. Deputetja Haxhiu, deklaron se Kosova se është duke punuar që të hiqet ky kriter, në mënyrë që pensionistëve t’u njihen kontributet pensionale. Ajo ka theksuar se deputetët janë duke e përkrahur këtë nismë, pavarësisht se mund të ketë implikime buxhetore.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …