Autoritete të larta të Turqisë kanë akuzuar revistën franceze, Sharlie Hedbo, për racizëm kulturor, pas publikimit të edicionit të së mërkurës, që tallet me kryetarin turk, Rexhep Tajiip Erdogan. “Agjenda anti-Islame e presidentit francez, Macron është duke dhënë frytet e veta”, ka thënë Fahrettin Altun, Drejtori për Komunikime i Erdoganit, duke i përshkruar karikaturat si “të neveritshme”. Në ballinën e së mërkurës, Sharlie Hebdo ka vënë karikaturën e Erdoganit, të ulur në një karrige duke paragjykuar një skenë lasive, e cila është shprehje e urrejtjes kundër islamit përgjithësisht. Franca u bën thirrje qytetarëve të saj për kujdes, sepse po rritet zemërimi për karikaturat dhe në këtë shtet jetojnë rreth 7 milionë myslimanë kryesisht nga Algjeria, Maroku, Mauritania e shtete të tjera ish koloni e të Francës. Turqia dhe Franca janë përfshirë në konflikte verbale, meqë Erdogan ka vënë në pikëpyetje shëndetin mendor të Macronit, i cili për gjithçka që ndodh në shtetin e tij, fajëson myslimanët. Emanuel Makron është martuar me mësuesen e tij 30 vjet më të vjetër.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …