Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Salih Mustafa, është deklaruar i pafajshëm për krimet e pretenduara nga Gjykata Speciale

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Salih Mustafa, është deklaruar i pafajshëm për krimet e pretenduara nga Gjykata Speciale

Sot në fjalën e tij para Gjykatës Speciale, në Hagë, ish eprori i lartë i UÇK-TMK-FSK-së,  Salih Mustafa ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejt luftë  për liri dhe ndihet krejtësisht  i pafajshëm. Si luftëtar i lirisë dhe ish epror i UÇK-së, duke besuar thellë në betimin UÇK-së, kam qenë i bindur thellë se lufta për liri ka qenë e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme.  Okupimi i gjatë fashist me përmasa gjenocidale i Millosheviqit, si dhe pas luftërave të përgjakshme te këtij kasapi në Bosnjë, mua dhe popullit tonë nuk na kishte lënë shumë zgjidhje. Ose të jemi të përndjekur, pa athe e pa liri, ose të organizoheshim në një rezistencë të gjithanshme që kulmoi me luftën e UÇK-së, për liri, pavarësi e shtet demokratik. Duke besuar në moralin, dhe bindjet e mia, duke respektuar shtetin, duke qenë thellë i bindur se UÇK kurrë nuk ka qenë organizatë terroriste, apo bande kriminale, por ushtri çlirimtare që lindi nga populli, duke derdhur edhe gjakun e bijëve dhe bijave tona,  është bërë gur-themel i lirisë që ne sot e gëzojmë. Salih Mustafa foli me këtë rst edhe për krimet që serbët kanë kryer në Kosovë, duke kërkuar që këto krime të zbardhen nga kjo Gjykatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …