leoni

Organizata Human Appeal Internacional dhuron donacion për QKMF- Viti

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti (QKMF), ka pranuar një donacion nga Organizata Human Appeal Internacional (HAI). Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli Halili ka bërë me dije se në këtë donacion përfshihen një EKG, një monitor me 5 parametra, 4 termometra infrared , 1 karroce invalidore dhe 2 tavolina për aparatura. Në dorëzimin e këtij donacioni ka marrë pjesë Drejtori i Organizatës HAI, Naser Gashi me bashkëpunëtor. Sipas Gashit kjo organizatë ka vendosur të ndihmoj në këtë kohë shëndetësinë vitiase, pasi që si organizatë ka vite që bashkëpunojnë me shoqatën” Bereqeti ” në Viti dhe jemi munduar të përkrahim qytetarët vitias në forma të ndrydhmë, me theks të veçantë fëmijët jetim. Kurse Dr.Vjollca Kadolli-Halili falënderoj përfaqësuesit e organizatës në fjalë dhe theksoi që është bashkëpunimi i parë në sferën e shëndetësisë. Ajo tha se megjithatë komuna e Vitisë, ka bashkëpunuar me këtë organizatë edhe në kohën e pandemisë duke i ndihmuar familjet në nevojë edhe me pako familjet vitiase, si dhe ka hapur disa puse nëpër shkolla për të siguruar ujë. Drejtoresha Halili-Kadolli theksoi se donacioni i dhënë nga HAI është shumë i mirëseardhur për këtë qendër, pasi që komuna e Vitisë, përkundër që ka bërë investime të mëdha është e pamundur të mbuloj të gjitha nevojat që ka shëndetësia vitiase. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe drejtoresha e Shëndetësisë në Viti, Hanife Januzi dhe drejtori i DKA-së Basri Aliu i cili në emër të kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka dorëzuar një mirënjohje kësaj organizate për ndihmën dhe bashkëpunimin e ofruar për këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …