Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka folur për skadimin e mandatit kushtetues të presidentit aktual Hashim Thaçi dhe mundësisë së zgjedhjes së një presidenti të ri nga marrëveshja politike. Ajo ka thënë se sipas Kushtetutës në rast se koalicioni qeverisës nuk arrin marrëveshje në pranverën e vitit 2021 për çështjen e presidentit, vendi mbanë zgjedhje. Ajo deklaroi se do të ishte një goditje e madhe nëse ky koalicion e imponon edhe një kryetar për pesë vitet e ardhshme. Vjosa Osmani edhe pse nuk ka më bazë deleguese, pasi është larguar nga LDK-ja edhe pse ende nuk e krijuar partinë e re të paralajmëruar, as iu ka bashkuar Vetëvendosjes, pretendon të bëhet kryetare në detyrë sipas funksionit, nëse kryetari Thaçi arrestohet nga Gjykata Speciale. Aktualisht ajo është duke e pritur këtë moment, për të cilin e ka trimëruar sidomos Glauku i Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …