Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ashpër për betimin provokues që bëri mbrëmë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e po ashtu edhe kabineti i saj. Teksti i betimit përfshinte fjalë ku përmendej Kosova, e cila cilësohej si krahinë e Serbisë, e po ashtu zotime se “e njëjta do të ruhet”. Ndërsa Deliu me anë të një postim ka thënë se betimi i kryeministres serbe ishte zotim për konflikt dhe jo për paqe. Ajo ka shtuar se kjo ngjarje nuk guxon të kalohet pa vërejtjen e ndërkombëtarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …