Gjatë ditës së martë, kryetari i Komunës së Rahovecit z.Idriz Vehapi, ka pritur në takim z. Fadil Kodra, kryeshef ekzekutiv nga Agjencioni i Menaxhimit Emergjent, në takim prezent ishte edhe z.Bislim Morina, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në takim u bisedua për ndërtimin e objektit të zjarrfikësve njësia në Rahovec.
Fadil Kodra, kryeshef ekzekutiv i AME-së e njoftoi kryetarin në lidhje me realizimin e projektit i cili ka të bëjë me ndërtimin e objektit të zjarrfikëseve, po ashtu gjatë takimit nga ana e zyrtarëve të AME-së u prezantua edhe plani ideor i këtij objekti.
Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, fillimisht e falënderoi kryeshefin e AME-së dhe zyrtarët tjerë për zgjedhjen e Komunës së Rahovecit për ndërtimin e Objektit të zjarrfikësve njësia në Rahovec pasi që vërtetë kjo njësi ka pasur nevojë që ndërtimin e një objekt të ri.
Për ndërtimin e këtij objekti, Komuna e Rahovecit ka ndarë parcelën dhe ky objekt do të ndërtohet në dalje të qytetit të Rahovecit në rrugën Rahovec-Malishevë. Ndërtimi i këtij objekti, është paraparë që të përfundoj gjatë vitit 2016.