leoni

Fillojnë punimet në riparimin e lapidarëve të dëshmorëve në Astrazup, Dragobil dhe Balincë

Fillimin e punëve në riparimin e lapidarëve të dëshmorëve të kombit, në Astrazup, Dragobil dhe Balincë të komunës së Malishevës, së bashku i inspektuan, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, kryetari i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dega në Malishevë, Metush Kryeziu me bashkëluftëtarët, Nuhi Shala dhe Sejdi Paçarizi. Ahmet Morina theksoi: ”Institucionet e Komunës së Malishevës dhe Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-Dega në Malishevë në prag të festave të nëntorit e kanë në prioritet riparimin e lapidarëve të dëshmorëve në territorin e Malishevës dhe obligim kombëtar e historik për këto shenja të kujtesës sonë kombëtare që me jetën dhe gjakun e tyre dhe të bashkëluftëtarëve Kosovës ia sollën lirinë”. përfundoi Morina. Në këtë vazhdë të punës do të riparohen edhe lapidarë e memoriale tjera të luftës së UÇK-së në hapësirën territoriale të Komunës së Malishevës dhe institucionalisht do të përkujdesem për këto vlera kombëtare, që brezat e rinj të  njihen e mësojnë për sakrificën e tyre  që dhanë për çlirimin dhe Pavarësinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …