Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë në të cilën u miratua buxheti për vitin 2020. Hoti tha se ky buxhet është në pajtim edhe me FMN-në, dhe se kjo është shumë e rëndësishme për rëndësinë e këtij buxheti. Ai mohoi se do të ketë lëvizje në sektorin publik. “Më vjen shumë mirë të them që ky buxhet është dakorduar me FMN-në, sepse kjo është e rëndësishme për kredibilitetin e këtij buxheti. Shpenzimet janë dukshëm më të larta se që kanë qenë në vitin 2019. Nuk preket sektori publik. Mirëmbahen të gjitha shpenzimet, dhe numri i të punësuarve në sektorin publik. Rriten shpenzimet kapitale”, tha kryeministri.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …