Në mediat e djeshme, por edhe në cicërrimën në “twitter” (https://www.instagram.com/p/C G8T-WkA1Us/?igshid=kmz6clhm90r 0) të ndërmjetësuesit special për Kosovën dhe Serbinë nga Administrata Trump, Richard Grenell lidhur me takimin e përfaqësuesëve të bizneseve dhe krerëve shqiptarë, është thënë nga z. Grenell se shqiptaro-amerikanët do të votojnë kandidatin e republikanëve, presidentin e tanishëm Donald Trump.
Vlen të theksohet se para këtij takimi ka pasur një reagim nga komuniteti shqiptaro-amerikan lidhur me shpërndarjen e një fletushke të përbashkët ku shqiptarët përfshihen si pjesë e koalicionit të Lindjes së Mesme e nënshkruar nga z. Gjovalin Gega si përfaqësues i shqiptaro-amerikanëve republikanë të Michiganit. Teksti i fletushkës ka hasur në paknaqësi brenda komunitetit shqiptaro-amerikan, duke reaguar edhe përmes një reagimi individual ndaj përfaqësuesit Gjovalin Gega, por të shtabit të fushatës së republikanëve të Michiganit për mosnjohje të “paqëllimshme” të gjegrafisë, të shtrirjes hapësinore dhe identitetit evropian të tyre.
Reagimi me kohë ishte i mirëpritur dhe objektiv. Letra permbushte të gjitha kriteret formale për nje reagim te perbashket, dhe kishte për qellim njoftimin e opinionit se shqiptaret gjeografikisht i takojne kontinentit te vjeter Evropes. “Keqkuptimi” ka ndodhur sepse në historine e hershme ka ekzistuar termi gjeografik “Shqipëria Kaukaziane” dhe “shqiptaret kaukazianë”, prandaj nga “mosdija” Gjovalin Gega dhe bashkemendimtaret e tij kanë shkelur në dërrasë të kalbur.
Pavarësisht këtij “aksidenti” të “paqëllimshëm” që krijoi paknaqësi të dukshme në komunitet, takimi i aranzhuar me z. Grenell ishte mbreslënës dhe shumë domethënës. Takimi i z.Grenell me përfaqësuesit e shumtë të shoqatave, por edhe klerikëve shqiptarë në restaurantin prestigjioz “Besa” në Detroit, ofroi një mundësi të rrallë që përfaqësuesit shqiptaro-amerikanë të shprehin edhe opinionet e tyre lidhur me zhvillimet politike dhe ekonomike nga vendet e origjinës së tyre. Aty u shtruan edhe pyetje lidhur me zotimet e delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë para presidentit Trump. Nga burimet e brendshme të takimit u përmend edhe Liqeni i Ujmanit, dhe u dhanë sqarime të nevojshme.
Dhurata e Hoxhë Shuajip Gërgurit
Gjatë takimit Imami i Xhamisë shqiptare në Detroit, Shuajib Gërguri shfrytēzoi rastin t’ia dhuroi z.Grenell librin e Prof.dr. Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, në gjuhën angleze. Hoxha, Shuajb Gërguri në diskutimin e tij evokuoi kujtime dhe ngjarje të dhimbëshme nga e kaluara dhe e sotmja e shqiptarëve të Kosovës, sidomos e diskriminimit sistematik të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës të cilëve regjimi serb ua ndaloi shpërndarjen e teksteve mësimore shqip dhe abetareve të destinuara nga Qeveria e Kosovës për nxënësit shqiptarë. Ai përmes historisë familiare të familjes, Gërguri, pasqyroi realitetin dhimbës të golgotës shqiptare, duke dëshmuar se familja e tij ishte larguar dhunshëm para 100 vjetëve nga rrethina e Nishit, përmes spastrimit etnik, i cili u përsërit sërish me fushatën agresive të spastrimit etnik të vitit 1999, duke detyruar dhunshëm atë dhe familjen e ti të emigroi në SHBA. Hoxha, Shaip Gërguri falenderii shtetin amerikanë për shpëtimin e shqiptarëve dhe ndihmën për pavarësimin e Kosovës. Ai tha se shqiptarët janë përjetësisht faleminderues popullit amerikanë dhe qeverisë amerikane.