Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas shifrave alarmante të të infektuarve me virusin korona në 24 orët e fundit, duke thënë se e kishte paralajmëruar një gjë të tillë para tri ditëve. Ahmeti ka paralajmëruar se numrat do të shtohen edhe më shumë nëse nuk do të kufizohen daljet pa nevojë. “Këtë që e thash para tre dite po ndodh tani. Mbi 400 raste. Numrat do të shtohen shumë nqs nuk kemi edhe përgjegjësi individuale për të kufizuar daljet pa nevojë. Kujdes!”, ka shkruar ai. Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 418 raste pozitive me COVID-19. Edhe sot, numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …