Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës

Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të LMT-së, shoqërisë civile dhe qytetareve u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën tone.

Për këtë takim ishte propozua ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi në parim i Planit Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për periudhën 2021-2025,

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Deponinë e Mbeturinave Inerte për Komunën e Deçanit,

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Qendrën e Grumbullimit dhe Magazinimit të Mbeturinave të Vëllimshme,

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit të komisionit për emërim të rrugëve,

  6. Marrja e Vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë,

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën,

  8. Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të Përkohshëm në pronat e personave Fizik dhe Juridik,

  9. Shqyrtimi i raportit 3 mujor dhe 6 mujor të shpenzimeve,

  10. Të ndryshme

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes nga dt.25.09.2020 seanca ka vazhduar me pikat e rendit të ditës të paraparë. Për pikat 2, 3 dhe 4 sqarimet e duhura u dhanë nga i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku pikat 3 dhe 4 unanimisht u miratuan nga asamblistët, ndërsa pika e dytë mori dritën e gjelbër nga Asamblea Komunale, për të ju nënshtruar proceduarave të mëtutjeshme dhe diskutimeve publike. Seanca ka vazhduar me piken e radhës të rendit të ditës lidhur më shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimeve të komisionit për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe shesheve. Kryetari i këtij komisioni Shkëlzen Hadërgjonaj, bëri të ditur se komisioni është takuar dhe ka shqyrtuar të gjitha kërkesat ku katër nga to më vota unanime janë miratuar.

  1. Emërtimi i rrugës nga qendra e fshatit Ratish i Ulët deri tek lagjja e bregut më emrin ,,BATALIONI 2’’.

  2. Banorët e lagjeve Lokaj dhe Latifaj nga fshati Prilep, kanë kërkuar që rruga e tyre të emërohet me emrin e patrioti Shqiptarë ,,Beqir Vokshi ‘’ kjo kërkesë është votuar unanimisht.

  3. Banorët e lagjes Ukaj në fshatin Ratish i Ulët, kanë kërkuar që rruga e tyre të marrë të njëjtin emër pasi deri më tani nuk kishte ndonjë emërtim nga sot do të emërtohet lagjja ,,UKAJ ’’.

  4. Kërkesa e banorëve të fshatit Shaptej, për emërtim një rrugë të pa emërtuar. Me kërkesë të banorëve dhe miratim të komisionit kjo rrugë emërtohet më emrin ,,KADRI RAMAJ ’’.

Pas sqarimit nga kryetari i komisionit më shumicë votash edhe kjo pike e rendit të ditës është miratuar. Pikat e rendit të ditës 6 dhe 7 më shumicë votash janë miratuar ndërsa pika e 8 e rendit të ditës më vota unanime nga të gjitha subjektet politike pas sqarimeve të dhëna nga Drejtori i Urbanizmit Ramë Melaj. Seanca ka vazhduar me shqyrtimin e raportit 3 mujor dhe 6 mujor të shpenzimeve ku pothuajse të gjitha subjektet politike dhanë vërejtjet dhe rekomandimet e tyre për këtë periudhë kohore të shqyrtimit të buxhetit ndërsa morën edhe përgjigjet nga Drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj. Kjo pikë e rendit të ditës nuk votohet vetëm diskutohet në mënyrë që aty ku ka mangësi të ketë përmirësime.

Në të ndryshme :

Është aprovuar kërkesa e Drejtoreshës për Ekonomi dhe Zhvillim Fitore Hulaj lidhur me Propozimin për ndarjen e mjeteve financiare për Marrëveshjen e Mirëkuptimit me CDF-Prishtinë për projektin ‘’Shtrirja e VIP –Dinarika në Regjionin e Shqipërisë dhe Kosovës’’, financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë, në vlerë financiare prej 6000 euro. Me vota unanime është miratuar kjo kërkesë dhe pas rekomandimit të KPF-së. Është miratuar kërkesa e Klubi Hendbollistik ‘’Jusuf Gërvalla’’ Femrat në Deçan, të cilët garojnë në Superligen e Republikës së Kosovës, në vlerë prej 5000 mijë euro ndërsa për vitin 2021 do të shikohet mundësia për sezonin pranverorë që të mbështet mbase kërkesa e tyre ishte në shumën prej 10,130.00Euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …