Dragan Bursaç

Dragan Bursaq: Shaip Kamberi është e vetmja opozitë e vërtetë në Kuvend, sepse Serbia ka kohë që nuk ka opozitë

Fjalimi i kryetarit të Grupit parlamentar të Luginës së Bashkuar – SDA Sanxhak, Shaip Kamberi, në Parlamentin e Serbisë shkaktoi vëmendje të madhe të publikut dhe disa media rajonale e raportuan atë me vlerësimin – “historik”.  Ky ishte me të vërtetë një fjalim historik nga një deputet në Beograd. Do të guxoja të thosha, mbase fjalimi më i rëndësishëm parlamentar të tre dekadat e fundit në parlamentarizmin serb. Në 14 minuta të frymëzuara, Shaip Kamberi arriti të ngjeshë aq shumë të vërtetën, aq  shumë realitet, për të derdhur atë përpara oligarkisë politike të Serbisë, sikur pak kush ka bërë deri tani.  Nga ana tjetër, Shaip Kamberi ka arritur të ruajë dinjitetin, jo vetëm të vetvetes si deputet, por edhe të vetvetes si njeri. Ai nuk u shqetësua shumë nga ndërhyrja arrogante e famëkeqit, Ivica Daçiq.

Dhe le të jemi të qartë, Shaip Kamberi me pesë deputetët e tij në Kuvend nuk është zëri i vetëm i shqiptarëve, boshnjakëve dhe pakicave të tjera kombëtare. Jo! Ai është zëri i asaj Serbie të heshtur, të zhdukur, të rraskapitur mendërisht dhe të shtypur fizikisht. Sot, Shaip Kamberi është e vetmja opozitë e vërtetë në Parlamentin Serb, sepse Serbia ka kohë që nuk e ka atë që mund të quhet opozitë. Dhe Kamberi shpjegoi (pjesërisht) në prezantimin e tij brilant pse ajo nuk është aty. Nga njëra anë, kotësi të zbrazëta, interesa të imëta personalë, nga ana tjetër, ato nga e djathta – mbi të cilat neonazistët u kthyen në opozitë, e kanë bërë opozitën politike një rrëmujë të padobishme egoistësh, banditësh të vegjël dhe kompleksesh të vogla. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak se kaq… ka shkruar mes tjerash në një analizë të tij, botuar në Al-Xhazira, analisti i njohur serb, Dragan Bursaq. ( Shkrimin e plotë  mund të lexoni në “Analiza”)

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …