Kryetari Latifi, bashkë me gra e vajza, burra e djem nga Rahoveci u solidarizuan me qindra e mijëra gra e vajza, anë e mbanë globit, të cilat janë prekur nga kanceri i gjirit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me gra e vajza, burra e djem nga Rahoveci, përmes një aktiviteti simbolik të organizuar nga DSHMS në bashkëpunim me DKRS-në, u solidarizuan me qindra e mijëra gra e vajza, anë e mbanë globit, të cilat janë prekur nga kanceri i gjirit. Muaji tetor është muaji i dedikuar luftës kundër tumorit më të përhapur sot tek gratë, që është kanceri i gjirit. Investimi në preventivë është mënyra më efikase e luftimit të kësaj sëmundjeje, andaj edhe Drejtoria për Shëndetësi në komunën e Rahovecit ka planifikuar blerjen e një mamografi mobil. Kryetari Latifi ka thënë se, mos të neglizhojmë as më të voglën shenjë, mos të arsyetojmë neglizhencën ndaj kujdesit dhe kontrollet për asnjë arsye pasi që për të triumfuar ndaj kësaj sëmundjeje si armët më të forta janë kontrollet e hershme! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …