leoni

Ramë Likaj: Po lëmë pas një vit aspak të lehtë për të gjithë por ne arritëm ta përmbyllim me shumë të arritura në arsim

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj bënë thirrje për respektim rigoroz të masave anticovid-19

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ju ka bërë thirrje të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve për respektim rigoroz të masave anticovid-19 të rekomanduara nga Minstria e Shëndetësisë. “Rastet me COVID-19 po rriten përditë. Ju bëjmë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë. Prandaj, të punojmë të gjithë së bashku që të mbajmë në jetë skenarin A (mësim me pjesëmarrje në shkollë)”, ka shkruar ministri i Arsimit, Ramë Likaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …