Përderisa anekënd botës ka një rritje të jashtëzakonshëm të rasteve pozitive me covid-19, autoritetet e Australisë kanë njoftuar se pas pesë muajve të përpjekjeve intensive, sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri me virusin korona. Shteti i Viktorias – epiqendra e valës së dytë me koronavirus në Australi – ndërkaq, për të dytën ditë me radhë nuk regjistroi asnjë rast të ri. Ky shtet, ka qenë në izolim për 112 ditë. Duke folur për këtë rezultat mbresëlënës, ministri i Shëndetësisë, Greg Hunt ka shkruar se kjo e arritur është rezultat i të gjithëve, gjithë punëtorëve të mrekullueshëm shëndetësorë dhe publikë, por mbi të gjitha popullit australian. Autoritetet shëndetësore thanë se masat kufizuese, të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit, do të lehtësohen në ditët e ardhshme.
Kontrolloni gjithashtu
David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën
Ish-analisti i mirënjohur në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …