leoni

Haradinaj-Stublla

Meliza Haradinaj: Kosova është duke punuar me shtetet, të cilat e kanë njohur, për vendosjen e marrëdhënieve të mira

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka deklaruar se gjatë pezullimit të aktiviteteve për njohje të reja, institucionet e Kosovës janë duke punuar me shtetet njohëse për vendosjen e marrëdhënieve të mira dhe për të siguruar se nuk do të ketë tërheqje të njohjeve. Gjatë intervistës me “Kosovapress” ajo ka përkujtuar se në disa nisma të anëtarësimit të cilat i ka ndërmarrë vendi, ka pasur edhe shtete njohëse që nuk kanë votuar fare, ose kanë abstenuar kur kemi zhvilluar aktivitete për anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare. Kjo ka treguar saktë që Kosova tek shumë shtete njohëse, përkrahjen e tyre e ka marrë si të mirëqenë. Tani është duke u punuar në thellimin e marrëdhënieve me shtetet që na kanë njohur dhe rritjes së bashkëpunimit dhe përkrahjes së tyre në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …