Partia Demokratike në Prishtinë ka mbajtur konferencë për medie gjatë së cilës shfaqi shqetësimin për ndotjen e madhe të ajrit në Prishtinë. Asambleistja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Suzana Vuqitërna Kika theksoi se për vite me radhë kryeqendra jonë është renditur si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe të ajrit. Zyrtar të Partisë Demokratike kanë propozuar që gjatë periudhës nëntor-shkurt transporti publik të jetë pa pagesë pasi kjo do të kishte efekte të shumëfishta te qytetarët, duke filluar me shëndetin e tyre i cili rëndohet për shkak të ndotjes së ajrit nga gazrat e veturave, mandej uljen e nivelit të ndotjes së ajrit si dhe kursimin e xhepit të qytetarëve për katër muaj, sa do të zgjas transporti publik pa pagesë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …