Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është cituar të ketë deklaruar se 58 qytetarë ndërruan jetë si pasojë e tërmetit dhe më shumë se 900 të tjerë u lënduan. Ndërkohë ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tha se rreth 5,000 personel shpëtimi janë mobilizuar në terren. Ai shtoi se 17 ndërtesa u shembën në Izmir si pasojë e tërmetit, përderisa përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar në tetë prej tyre. Guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Kosger, i ka njoftuar gazetarët se katër ndërtesa u shkatërruan plotësisht si pasojë e tërmetit që ka goditur ditë më parë Turqinë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …