Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të vazhduar shqyrtimin e pikave të mbetura nga seanca e kaluar. Pika e parë në rend të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës. Shefi i grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se subjekti politik që e përfaqëson nuk do ta mbështesë projektligjin në fjalë. Sipas tij, Kosova nuk ka mekanizma që do t’i hetonte të ardhurat financiare të një biznesmeni rus. “Për ta arritur qëllimin, është mirë që të tërhiqet ky ligj dhe të evitohen rreziqet që i sjell ai”, ka theksuar Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …