Haradinaj: 2 nëntori është ditë e vetëdijes kombëtare por edhe e pozicionimit për t’i shërbyer lirisë që u arrit

Haradinaj: 2 nëntori është ditë e vetëdijes kombëtare por edhe e pozicionimit për t’i shërbyer lirisë që u arrit

Në 31 vjetorin e rënies së heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, homazhe pranë varreve të tyre ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj tha se 2 nëntori është ditë e vetëdijes kombëtare por edhe e pozicionimit për t’i shërbyer lirisë që u arrit. “I nderojmë (heronjtë) në përvjetorin e rënies së Afrimit dhe bashkëluftëtarëve. Një ditë si kjo është ditë e ndërgjegjes sonë, vetëdijes, por edhe pozicionimit tonë më tutje për t’i shërbyer lirisë, për t’i shërbyer vendit”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …