Kryetari Latifi, ka pritur në një takim futbollistin dhe vrapuesin, Erzen Zyberaj

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në një takim të këndshëm futbollistin dhe vrapuesin, Erzen Zyberaj. Erzeni vjen nga Drenoci i Rahovecit dhe po na bën krenar gjithandej. Përveçse një futbollist i dalluar, ai është edhe një atlet i shkëlqyer, i njohur për vrapimin ultramaratonik nga Prishtina në Rahovec, me saktësisht në vendin e tij të lindjes, në Drenoc, ku edhe ka përfunduar me sukses vrapimin prej 63 kilometrave dhe atë për vetëm 5 orë e gjysmë, me ritëm mesatar të vrapimit 5.14 minuta për kilometër. Së fundmi Erzeni, ka arritur të rrëmbejë edhe vendin e parë në maratonën virtuale “Prishtina 2020”, andaj i përgëzoj për arritjet e njëpasnjëshme dhe i dëshiroj mbarësi e suksese në rrugëtimin e tij, po ashtu e siguroj, se mbështetja komunale nuk do të mungojë.Kam bindjen  se ky djalosh i përgatitur edhe më tej do të korri suksese duke u radhitur tek futbollistët dhe atletët më të mirë.

Suksese dhe le të prijë e mbara, ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …