Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vjenë të Austrisë. Përmes një postimi Thaçi ka thënë se Kosova ka dënuar sulmin të cilin ai e quan si sulm qyqar që ka ndodhur në Vjenë. “Jemi pranë familjeve të viktimave, të lënduarve dhe gjithë popullit të Austrisë në këtë moment të vështirë”, ka shkruar kryetari. Deri me tani sipas mediave ndërkombëtare raportohet se janë shtatë persona të vdekur e disa të lënduar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …