Vojsllav Sheshel

Bosnja tregon pafuqinë në raport me Sheshelin

Autoritetet e Sarajevës duket se po dorëzohen përballë paralajmërimit të ish-kryetarit të Partisë Radikale, Vojsllav Sheshel për të vizituar Republikën Serbe. Ministri i Sigurisë në Bosnjë, Dragan Mektiq, citohet të ketë thënë se askush nuk mund të ndalojë këtë vizitë në rast se Shesheli ka nënshtetësi boshnjake. Sipas ministrit boshnjak, gjithçka varet nga vlerësimi i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, por edhe nga ajo nëse kryetari i radikalëve serbë mban nën-shtetësinë e Bosnjës dhe Hercegovinës. Mektiq thotë se nuk ekziston mundësia që të pengohet hyrja tij në Bosnjë dhe Hercegovinë nëse Shesheli ka nënshtetësi. “Nëse gjatë kontrollimit të informacionit të Vojisllav Sheshel del që ai ka shtetësi boshnjake nuk ka departament ose ministri që nuk mund të ndalojë hyrjen e Sheshelit në vend”, citohet të ketë thënë Mektiq. Ditë më parë, Tribunali i Hagës ka skandalizuar botën me vendimin e saj që e shpalli të pafajshëm Sheshelin, duke e liruar nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Mos-dënimi i ish-kryetarit të Partisë Radikale që ka qenë njëri nga luftënxitësit kryesor në Bosnjë dhe Kosovë, paraqet dështimin përfundimtar të drejtësisë ndërkombëtare për të dënuar kriminelët serbë. Pas këtij vendimi, Shesheli ka shfaqur hapur ambiciet e tij për Bosnjën, ku madje ka paralajmëruar edhe angazhim në zgjedhjet e atjeshme lokale. Përveç kësaj, ai ka paralajmëruar edhe vizitë në Zagreb, pavarësisht se autoritetet kroate ia kanë ndaluar hyrjen në territorin e këtij shteti. Nuk dihet nëse ai do të provokojë me vizitë edhe në Kosovë, aq më tepër kur dihet që Qeveria e Isa Mustafës po tregohet gjithnjë e më jo-efektive për t’i kthyer prapa vizitat e zyrtarëve të lartë serbë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …