Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përcjellë me shqetësim deklaratën e ministrit të ri serb të Mbrojtjes, i cili bëri të ditur se “tridhjetë tanke T-72 do të arrijnë në Serbi, si pjesë e marrëveshjes Vuçiq-Putin. Ministria ka paralajmëruar se armatosja e vazhdueshme e Serbisë nga ana e Rusisë është kërcënim i qartë për tërë rajonin, duke e ditur të kaluarën e rëndë kriminale të Serbisë dhe përpjekjet për të vazhduar politikën e saj të shekullit të kaluar prej agresori në Ballkanin Perëndimor. “Ky armatim i radhës i Serbisë, vjen menjëherë pasi që Rusia njoftoi hapjen e një zyre të saj në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, në përpjekje për t’i thelluar lidhjet ushtarake dhe koordinim të plotë ushtarako-teknik në mes të dy vendeve. Edhe pse deklarativisht Serbia mëton se dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ajo në vazhdimësi është duke luajtur një rol krejtësisht të kundërt, duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë, madje është raportuar për pjesëmarrjen e forcave të rregullta ushtarake serbe, në Bjellorusi. Ushtarët e Serbisë janë parë të përfshirë aktivisht edhe në konfliktin në Ukrainë dhe ka njoftime për përfshirje të mundshme të tyre edhe në konfliktin Azerbajxhan-Armeni”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …