Komuna e Rahovecit ka nisur implementimin e projektit “Investim në infrastrukturën kulturore dhe kënde të lojërave për fëmijë”

Komuna e Rahovecit, përkatësisht DKRS-së ka nisur implementimin e projektit “Investim në infrastrukturën kulturore dhe kënde të lojërave për fëmijë”, ku parashihet edhe ndërtimi i këndit rekreativ në këtë lagje, dedikuar fëmijëve dhe të gjitha grupmoshave. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi është shprehur se, përmes hapësirave të tilla, synojmë të ndikojmë në nxitjen e zhvillimit fizik, mendor dhe social të të gjitha grupmoshave. Shumë shpejt, do të vazhdojmë të krijojmë ambiente dhe hapësira të reja të gjelbëruara e rekreative, edhe në vendbanime të tjera të komunës së Rahovecit, ndërkaq të gjithëve na mbetet që të kujdesemi për ta, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …